Bashkim Ulaj hap themelet për kullë gjigante 58-katëshe tek diga e Liqenit Artificial

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.09.2025, 11:41

Këshilli Kombëtar i Territorit, ka miratuar ndërtimin e një kulle 58-katëshe në zonën e digës së Liqenit Artificial të Tiranës duke prishur parkimin, ngjitur me kullat legjendare po të njëjtit oligark. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së 25 qershorit 2025, ku u dhanë 40 leje ndërtimi, por leja më e madhe dhe më e diskutueshme i është dhënë oligarkut Bashkim Ulaj.

Në dokumentacion, objekti figuron si “Strukturë akomoduese me 58 kate mbi tokë dhe 6 kate nëntokë”, me adresë në rrugën “Llazar Pulluqi”, në juridiksionin e Bashkisë Tiranë.

Zhvillues i projektit është shoqëria “Aba Tower” sh.p.k., e administruar nga Artila Ulaj bashkëshortja e oligarkut. Aksionerë të saj janë “Aba Hospitality” sh.p.k. dhe vetë Bashkim Ulaj, ndërsa edhe “Aba Hospitality” zotërohet prej tij, me qendër në “ABA Business Center”.

Projekti parashikon që kulla të ngrihet në vijën e parë pranë digës së Liqenit Artificial, duke ofruar një panoramë të plotë mbi hapësirën ujore dhe zonën përreth.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit