Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, e njohur për qëndrimet e saj të forta dhe kritikat ndaj qeverisë Rama, do të emërohet si zv.ministre e Brendshme. Ky emërim vjen si surprizë, duke shënuar një kthesë të papritur në qëndrimet e saj, pasi më parë ishte një nga kritikët më të ashpër të kryeministrit Rama dhe politikave të tij.
Një fakt i rëndësishëm në këtë histori është se Silva Caka do të jetë përgjegjëse për policinë, përfshirë edhe forcat që e dhunuan atë më 17 maj 2020, gjatë protestës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Në atë kohë, Caka u shoqërua dhunshëm nga efektivët, duke bërë edhe kallëzim penal ndaj forcave “Shqiponja” për dhunën e ushtruar ndaj saj.
Pavarësisht konfliktit të kaluar me Policinë e Shtetit, Silva Caka tani do të punojë ngushtë me strukturat që më parë i kritikonte ashpër, përfshirë edhe bashkëpunimin me qeverinë Rama. Ky emërim ka ngjallur reagime të forta në skenën politike dhe shoqërore.
