Prej dy ditësh, një defekt serioz në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve në rrugën “Londra”, në Kamëz, po shkakton humbje të mëdha uji dhe shqetësim për banorët e zonës.
Pavarësisht se është njoftuar ndërmarrja e Ujësjellësit, deri më sot nuk është marrë asnjë masë për riparimin e dëmit.
Sipas informacioneve nga banorët dhe burime pranë vendngjarjes, janë humbur mbi 1000 metra kub ujë për shkak të rrjedhjes së vazhdueshme, ndërkohë që përgjegjësit e ujësjellësit kanë deklaruar se “nuk kanë punëtorë” për të ndërhyrë.
Qytetarët shprehen të indinjuar për mungesën e përgjegjshmërisë dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse për të ndalur dëmet dhe shpërdorimin e ujit.
Denoncimi i qytetarit:
Nje defekt nga ujesjelles kanalizime ne kamez,rruga londer i ndodhur prej dy ditesh dhe nuk eshte marre asnje mase nga insritucionet per riparimin,ku jane shpenzuar me shume se njemije meter kub uje,publikoje te lutem! Prej dy ditesh,jane vene ne dijeni pergjegjes te ujesjellesit por thone qe nuk kemi puntore dhe ashtu do rrije.