Qeveria ia zhyt popullit! 20 MILION € kredi për OSHEE në bankë, garanci lë paratë e taksapaguesve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.09.2025, 10:45

Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim të ri që konfirmon lidhjen e fortë mes pushtetit dhe kapitalit privat. Këshilli i Ministrave ka dhënë garanci shtetërore për një kredi prej 20 MILIONË € në një bankë të nivelit të dytë. Kredia është e deszinuar për kompanitë publike të energjisë si FSHU, OSHEE Group, OSSH dhe FTL.

Në letër, kredia synon mbështetjen e sektorit të energjisë, por garancia shtetërore zhvendos çdo risk financiar tek taksapaguesit shqiptarë. Nëse kompanitë publike nuk e shlyejnë kredinë, pagesa do të mbulohet automatikisht nga buxheti i shtetit. Kështu, banka nuk rrezikon asgjë, ndërsa fitimi i saj është i siguruar.

Ky skenar është shembull tipik i privatizimit të fitimeve dhe kolektivizimit të humbjeve: Qytetarët paguajnë faturat e energjisë çdo muaj, por në rast dështimi, ata do të mbulojnë edhe detyrimet e bankës përmes taksave të tyre.

Nuk është hera e parë që shteti shfaqet si mbështetës i projekteve të këtij lloji. Në thelb, krijohet një model i përsëritur: Shteti merr përsipër riskun, ndërsa privatët sigurojnë fitimin. Për qytetarët, kjo përkthehet në barrë të dyfishtë, shërbime më të shtrenjta dhe taksa që përdoren për të garantuar interesat e bankave.

Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe tashmë ka hyrë në fuqi, duke nxitur pyetje të forta mbi prioritetet e qeverisë dhe mënyrën si administrohen financat publike. Në një kohë kur qytetarët përballen me çmime në rritje dhe shërbime të pakta, shteti vendos të garantojë kredinë e një banke private me para publike.

Ky rast shihet si ilustrim i qartë i një modeli ku pushteti dhe biznesi i madh në vija interesi paralele, ndërsa qytetari mbetet i pambrojtur dhe i detyruar të mbajë mbi supe faturën përfundimtare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit