Vrasja e 2 vëllezërve në Roskovec: I riu mbushi automatikun, nxiti babain të qëllonte

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.09.2025, 10:31

Prokuroria e Fierit ka zbardhur dinamikën e krimit të dyfishtë që tronditi Roskovecin më 10 Shtator 2024, duke përcaktuar rolet e shtatë personave të përfshirë në vrasjen e Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj.

Hetimet tregojnë se ngjarja nisi pas një konflikti fizik mes djemve të viktimës Gramoz Kurtaj dhe Ervis Kukajt, një prej autorëve të dyshuar. Gjatë këtij konflikti, Ervis Kukaj ka qëlluar me armë zjarri ndaj djemve të Kurtajt dhe ndaj vetë viktimës.

Sipas Prokurorisë, pas përplasjes, Ervis Kukaj ka komunikuar me të vëllain, Emauris Kukaj, të cilin e ka informuar për përplasjen. Më pas, Ervis Kukaj ka fshehur një armë automatike model 56 pranë një kasolle afër pularisë, me qëllim që ajo të merrej më vonë nga i vëllai.

Emauris Kukaj ka marrë armën dhe është nisur drejt lokalit ku ndodheshin viktimat. Pasi ka ndaluar para lokalit, ka mbushur karikatorin dhe ka nxitur babanë e tij, Altin Kukaj, të qëllonte. Altin Kukaj, duke marrë armën nga dora e të birit, ka shtënë me breshëri në drejtim të Gramoz dhe Lavdimir Kurtajt, duke i lënë të vdekur në vend.

Të pandehurit dhe akuzat:

  • Altin Kukaj (50 vjeç), Ervis Kukaj (22 vjeç) dhe Emauris Kukaj (19 vjeç), akuzohen për veprën penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", kryer në bashkëpunim.

  • Tomor Zyka, akuzohet për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit".

  • Y.K. (babai i një prej autorëve), për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

  • R.H. dhe E.H., akuzohen për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit