Kapet një i dyshuar me 500 pula në furgon, tentoi ta kalonte ilegalisht kufirin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.09.2025, 09:18

Një person është ndaluar nga policia, mëngjesin e së enjtes, në Dumnicë të Podujevës, pasi me një furgon kishte kaluar ilegalisht kufirin.

Sipas raportit policor, në automjetin e tij janë gjetur rreth 500 pula.

“Me vendim të prokurorit, automjeti së bashku me mallra është dërguar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit