Çfarë po bën ky shofer në timon?!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.09.2025, 22:06

Një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video të filmuar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë–Lezhë. Në pamje shihet një automjet që lëviz në mënyrë të çrregullt, duke zigzaguar dhe rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Shoferi duket sikur nuk ka kontroll mbi mjetin, duke e devijuar vazhdimisht majtas e djathtas, gjë që ngre dyshime serioze mbi gjendjen e tij.

A ishte i dehur, i përgjumur, apo i shpërqendruar nga diçka tjetër?

Pamjet tregojnë një rrezik serioz për sigurinë rrugore, pasi mjafton vetëm një lëvizje e gabuar që kjo mënyrë drejtimi të kthehej në tragjedi brenda pak sekondash.

Si mendoni, çfarë po bënte ky shofer në timon?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit