14-vjeçarja vdes pas operacionit të gjoksit dhe të pasmeve

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.09.2025, 21:14

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Meksikë, ku një vajzë vetëm 14 vjeç ka humbur jetën disa ditë pas një operacioni estetik. Ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje për rritje gjoksi dhe lifting të gluteve, të kryer nga i dashuri i nënës së saj, kirurg plastik 45-vjeçar.

Sipas mediave vendase, vajza, e identifikuar si Paloma Nicole Arellano Escobedo, u shtrua në spital në gjendje kome për shkak të dëmtimeve të rënda në tru dhe problemeve kardiake që pasuan operacionin. Ajo ndërroi jetë më 20 shtator në një spital të Durangos.

Babai i saj, Carlos Arellano, nuk kishte dijeni për operacionin. Fillimisht iu tha se vajza kishte vdekur nga komplikacione të shkaktuara nga Covid-19. Vetëm gjatë funeralit ai mësoi të vërtetën, kur disa të afërm vunë re ndryshimet në trupin e vajzës.

“Kur e pashë trupin e saj ishte e qartë se kishte proteza gjoksi dhe shenja të operacionit. Kemi fotografitë e plagëve dhe kërkuam menjëherë autopsi,” – ka deklaruar i ati për autoritetet. Ai akuzon ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj, kirurgun plastik të identifikuar si Víctor “N”, se i kanë fshehur të vërtetën dhe e mbajnë përgjegjës për vdekjen e të bijës.

Prokuroria e Durangos ka nisur hetimet për neglizhencë dhe vrasje nga pakujdesia, ndërsa Asociacioni Meksikan i Kirurgëve Plastikë ka pezulluar përkohësisht mjekun.

Një ekzaminim paraprak zbuloi se 14-vjeçarja vuante nga edemë cerebrale dhe dëmtime të mushkërive. Rezultatet përfundimtare të autopsisë pritet të dalin pas 10-20 ditësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit