Britani/ 21-vjeçari shqiptar pa patentë shkakton vdekje, dënohet me 10 vite burg

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.09.2025, 20:22

Një i ri shqiptar është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Kurorës në St Albans, pas një aksidenti tragjik me pasojë vdekjen e një 34-vjeçari në Hertfordshire.

I dënuari është Erald Kamberi, 21 vjeç, i cili më 1 gusht 2025 po drejtonte një automjet tip Vauxhall Astra me shpejtësi ekstreme, në krahun e gabuar të rrugës, ndërsa përpiqej t’i shpëtonte ndjekjes së policisë. Ai u përplas fatalisht me një biçikletë me motor tip Honda WW, të drejtuar nga Phillip “Phil” Bruce, i cili humbi jetën në vend.

Kamberi nuk kishte patentë, siguracion dhe as një adresë të qëndrueshme banimi. Pas përplasjes ai u largua nga vendngjarja, por u arrestua ditën pasuese.

Në gjykatë, i riu pranoi fajësinë për shkaktim vdekjeje përmes drejtimit të rrezikshëm dhe drejtim mjeti pa siguracion. Gjykatësi e cilësoi sjelljen e tij si “të çmendur” dhe theksoi rrezikun ekstrem që i riu krijoi në rrugë.

Përveç dënimit me burg, Kamberi u ndalua nga drejtimi i automjeteve për 15 vite, ndërsa për t’u rikthyer në timon do të duhet të kryejë një test të zgjeruar. Ai do të vuajë të paktën dy të tretat e dënimit përpara se të shqyrtohet deportimi i tij nga Britania.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit