Banda e 25 hajdutëve grabisin 1 milion euro bizhuteri dhe arratisen

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.09.2025, 19:45

Një bandë prej afro 25 personash bastisi këtë javë dyqanin e bizhuterive “Heller Jewelers” në San Ramon të Kalifornisë, duke marrë mallra me vlerë rreth 1 milion dollarë, ka konfirmuar policia. Deri më tani janë ndaluar shtatë të dyshuar, ndërsa një pjesë e bizhuterive është rikuperuar.

Ngjarja ndodhi të hënën pasdite në një qendër tregtare. Sipas autoriteteve, grupi ishte i armatosur me të paktën tre armë dhe pasi hyri në dyqan, shkatërroi vitrinat me leva e kazma përpara se dyert automatike të sigurisë të bllokonin hyrjen. Pamjet e kamerave tregojnë turmën e maskuar duke plaçkitur brenda pak minutash.

Një nga grabitësit madje qëlloi me armë mbi derën e dyqanit përpara se grupi të largohej me gjashtë automjete, disa prej të cilave rezultojnë të ishin të vjedhura. Oficerët u përpoqën t’i ndiqnin, por ndjekja u ndërpre për arsye sigurie publike, pasi makinat e autorëve arritën shpejtësi deri në 160 km/orë.

Sipas policisë së San Ramon, të arrestuarit janë të moshës 17–31-vjeç dhe banojnë kryesisht në zonën e Oakland. Dyshohet se ata mund të kenë lidhje edhe me grabitje të tjera të ngjashme në zonën e Gjirit të San Franciskos.

Kjo nuk është hera e parë që “Heller Jewelers” bëhet shënjestër. Në vitin 2023, gjatë Ditës së Shën Patrikut, shtatë persona të maskuar vodhën bizhuteri me vlerë 1.1 milion dollarë nga i njëjti dyqan. Autorët e asaj ngjarjeje u kapën më pas falë një pajisjeje GPS të fshehur në një orë Rolex të vjedhur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit