“Ujësjellësi i Kamzës të reagojë, po detyrohemi të shesim shtëpinë”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.09.2025, 19:08

Një grua shtatzënë që jeton në periferi të Kamzës i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar mungesën e ujit në pallatet e Ales Construction.

Ajo thotë se gati një vit më parë bleu një apartament së bashku me bashkëshortin. Por tashmë kur po bëhen disa muaj që kanë hyrë brenda, vuajnë mungesën e ujit.

Sipas denoncimit, uji ka ngjyrë të verdhë, është i vajosur dhe mban aromë fekalesh. Qytetarja tregon se brenda pak kohësh do të bëhet nënë, dhe nuk e di se si do ta rrisë të voglin e saj në këto kushte.

Thirrja e saj shkon për Ujësjellësin e Kamzës, të cilit i kërkon që të ndërhyjë sa më parë për ndryshimin e kësaj situate.

Denoncimi i plotë:

Pershendetje! Doja te beja nje denoncim ju lutem per pallatet e Ales Construction, Univers city edhe per Ujesjellesin e Kamzes. Jam nje nene shtatezene e cila pres te lind nga momenti ne moment.

Bashke me bashkeshortin pas shume sakrificash arritem te blejme nje Apartament te Univers City. U be 11 muaj qe kemi hyre ne apartament edhe kemi pas probleme me ujin per te gjithe kte periudhe. Askush sna jep zgjidhje.

Uji vjen me ngjyre te verdhe, i vajosur edhe me nje ere te tmerrshme (arome fekalesh), eshte nje uje kancerogjen. Une bashke me familjaret e mi kemi nje irritim lekure. Ujin nuk mund ta perdorim per asnje gje.

Ju lutem ta publikonit si rast sepse per pak behem nene edhe nuk e di si mund ta rris femijen tim ne keto kushte. Do detyrohem te shes apartamnetin edhe te largohem pasi spo gjej zgjidhje tjeter. Faleminderit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit