Një mjek 44-vjeçar në Tiranë është vënë nën hetim pas një kallëzimi nga një paciente, e cila akuzon se ai ka kryer ngacmim seksual gjatë një vizite përpara një ndërhyrje mjekësore.
Sipas denoncimit, mjeku ka shkelur rregullat e etikës profesionale duke vepruar në mënyrë të papranueshme gjatë përgatitjes për ndërhyrje.
Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal ndaj shtetasit A. Gj., 44 vjeç.