Gjushi del nga qelia, ndahet nga Ron drogaxhiu

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.09.2025, 10:36

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka lënë qelinë e burgut, pasi e kapi zemra dhe u shtrua në spital kur gjykata vendosi se do të rikthehej në qeli për pak ditë.

Pas vendimit të Apelit të Posaçëm, Dako u rikthye në qeli disa ditë më parë, pasi më herët po e vuante dënimin në arrest shtëpie. Në total, ai kreu edhe 11 ditë në spital të cilat i janë llogaritur si ditë në burg, duke mbyllur kështu llogaritë me drejtësinë.

Me përfundimin e dënimit, Dako ka rifituar lirinë duke i dhënë përfundimisht fund lidhjes me "drogaxhiun" Ron Shqopa. Sipas @ministriaesevertetes shenjat e para të ndarjes së rrugëve midis ish-kryebashkiakut durrsak dhe drogaxhiut famoz Ron Shqopa u konfirmuan kur Sali Berisha konfirmoi një foto të të dyve mbi shtratin e qelisë.

Gjushi në këtë foto tregonte disinteres total ndaj drogaxhiut duke qëndruar në telefon teksa ky i fundit i distancuar, e priste të mbaronte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit