Në kuadër të ndryshimeve më të fundit në kabinetin “Rama4”, Silva Caka, një nga figurat e njohura të Partisë së Lirisë, ka lënë këtë forcë politike për t’iu bashkuar Partisë Socialiste. Burime konfirmojnë se ajo është emëruar zëvendësministre e Brendshme.
Në të njëjtën kohë, ish-deputetja socialiste e qarkut Shkodër, Edona Bilali, ka marrë detyrën e zëvendësministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ndërkohë Eugena Tomini rikthehet në Ministrinë e Shëndetësisë, duke marrë sërish postin e zëvendësministres, detyrë që e ka ushtruar edhe më parë.
Këto emërime vijnë si pjesë e ristrukturimeve dhe riorganizimeve të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.