Mos e lini vetëm, Adifi ka nevojë për ndihmën tonë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.09.2025, 16:02

APEL PËR NDIHMË

Adif Çumani, 60 vjeç, sot gjendet në një situatë që askush nuk do të dëshironte ta përjetonte. Prej tre javësh ai është pa punë dhe pa strehë, duke kaluar netët në rrugët e Tiranës, shpesh i uritur dhe i etur. “Mbrëmë kam fjetur te rruga e Dibrës,” rrëfen ai me lot në sy.

Adifi nuk ka familje që ta mbështesë, nuk ka fëmijë apo të afërm pranë. I vetëm, me një shpresë të vogël në zemër, ai nuk kërkon lëmoshë apo mëshirë. Kërkesa e tij është e thjeshtë e fisnike: Dua një vend pune dhe një strehë ku të mund të jetojë me dinjitet.

Deri para tre javësh ka punuar në një zyrë noteriale, duke ndihmuar aty për disa vite. Por kur humbi punën, humbi edhe shtëpinë që e mbante me qira. Sot ai endet rrugëve, duke u përballur me indiferencën e botës, por ende me shpresë se diku ekziston një zemër e mirë që do t’i japë një shans të ri.

📞 Nëse dikush mund t’i ofrojë një mundësi pune dhe një vend ku të strehohet, Adifi do t’ju jetë mirënjohës përjetë. 👉 Kontakto: 069 95 70 113

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit