Bëri fushatë me financimin e Gaddafit, Nicolas Sarkozy dënohet 5 vite burg

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.09.2025, 14:00

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, është dënuar me pesë vite heqje lirie pasi gjykata penale e Parisit e shpalli fajtor për përfshirje në komplot kriminal lidhur me financime të paligjshme prej miliona eurosh të marra nga ish-udhëheqësi libian, Muammar Gaddafi.

Nga ana tjetër, Sarkozy u shpall i pafajshëm për akuzat e tjera, përfshirë korrupsionin pasiv dhe financimin e paligjshëm të fushatës. Ai ka mohuar vazhdimisht fajësinë, duke e cilësuar procesin gjyqësor si të motivuar politikisht.

Sipas akuzës, fondet nga Gaddafi u përdorën për të mbështetur fushatën presidenciale të Sarkozy në vitin 2007, ndërsa në këmbim ai dyshohet se kishte ofruar ndihmë për të përmirësuar imazhin ndërkombëtar të liderit libian.

Sarkozy, aktualisht 70 vjeç, ka shërbyer si president i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012. Tashmë ai pritet të vuajë dënimin e caktuar nga gjykata.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit