Juljan Shehu ‘hero’ në Poloni, shpëton skuadrën nga skualifikimi

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.09.2025, 13:14

Juljan Shehu po kalon një moment magjik në karrierën e tij, duke u kthyer në figurën kyçe të Vidzev Łódź. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u bë protagonist absolut në përballjen dramatike të Kupës së Polonisë kundër Termalikës.

Mjaftuan vetëm 30 minuta për të marrë në dorë fatin e sfidës. Në minutën e 91’, Shehu u shfaq aty ku duhet, duke shënuar golin e barazimit dhe duke ringjallur shpresat e skuadrës së tij. Me instiktin e një goleadori të lindur, ai e çoi ndeshjen në shtesë, aty ku gjithçka mbeti pezull deri në lotarinë e penalltive.

Në momentin më delikat, kur duhej dora e hekurt e një lideri, 27-vjeçari kuqezi mori përgjegjësinë e goditjes së fundit. Ai nuk gaboi dhe i dhuroi Vidzevit kualifikimin e shumëpritur, duke vulosur një performancë për t’u mbajtur mend.

Pas ndeshjes, Shehu u shfaq modest, duke theksuar frymën e skuadrës:

“Nuk ka rëndësi kush shënon. Jam i lumtur që siguruan kualifikimin. Edhe pse nuk isha në formë optimale, trajneri më aktivizoi për ta ndryshuar ndeshjen dhe ia dolëm me meritë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit