21-vjeçari pasi vrau me thikën e bukës Valbon Beqirin: Donte të më përdhunonte!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.09.2025, 12:44

Janë zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku 51-vjeçari Valbon Beqiri u gjet i pajetë në lagjen nr. 12.

Autori i dyshuar, 21-vjeçari Teilor Tivari, ka rrëfyer para policisë se e qëlloi me thikë Beqirin pasi, sipas tij, ky i fundit kishte tentuar ta përdhunonte.

“Ishim miq, më ftoi për një birrë në shtëpinë e tij dhe shkova. Tentoi të më përdhunonte, provova të mbrohesha, por ishte i fuqishëm prandaj mora thikën e bukës dhe e godita. U largova i tronditur nga vendi i ngjarjes, nuk mendoja se do të vdiste” – ka deklaruar 21-vjeçari para uniformave blu.

Si shkak i krimit dyshohet një konflikt i ndodhur gjatë një feste mes miqsh, e organizuar në banesën e kushërirës së viktimës, e cila jetonte jashtë vendit. Mendohet se personat e pranishëm kanë qenë nën ndikimin e lëndëve narkotike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit