Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Sarandë, ku 19-vjeçari Francesk Mani u mor peng për disa minuta nga një 33-vjeçar.
Autori i dyshuar, Geraldo Obzova, rezulton me një të kaluar të errët penale. Ai është evidentuar nga organet e rendit që në moshë të mitur disa herë për vepra penale si “vjedhje”, “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “shkatërrim prone me eksploziv” dhe “kultivim të bimëve narkotike”. Për shkak të këtij precedenti, Obzova konsiderohet nga blutë e Sarandës si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 13:30 të ditës së djeshme në fshatin Metoq, pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas hetimeve, i riu dyshohet se ka detyruar Manin të hipte në automjetin e tij tip “Mercedes-Benz” dhe e ka mbajtur aty kundër vullnetit për një periudhë të shkurtër kohe, përpara se ta linte të lirë.