Evis Sala njofton stafin: Po marr dy javë pushime!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.09.2025, 12:22

Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala, sapo ka marrë postin dhe ka vendosur të nisë pushimet jashtë vendit për dy javë. Sipas burimeve, Sala ka njoftuar stafin e saj se do të rikthehet në Tiranë më 2 tetor.

Por duket se ministrja nuk shqetësohet për detyrat e saj pasi në Shqipëri vazhdon misionin fisnik të rruajtjes së tenderave shefi-mentor Klod Allajbeu, kështu q Sala i ka lënë paratë e Shëndetësisë në duar të sigurta.

Angazhimi i saj i fundit publik ka qenë prezantimi i drejtuesve të rinj të dy institucioneve kyçe të sistemit shëndetësor: Anxhela Paparizo në krye të QSUT-së dhe Arti Papajani në krye të FSDKSH-së, emërime që konsiderohen me peshë për shkak të interesave financiare që mbartin.

Megjithatë, largimi i saj vjen në një periudhë kur shëndetësia përballet me sfida të mëdha, duke hapur pikëpyetje për ritmin e reformave dhe vendimmarrjen gjatë mungesës së saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit