Geraldo Obzova, 33 vjeç, është arrestuar në Sarandë pas dyshimeve se ka marrë me forcë një 19-vjeçar, duke e detyruar atë të hipë në automjetin e tij kundër vullnetit të tij. Ngjarja ka ndodhur më 24 shtator 2025, në fshatin Metoq, pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas hetimeve, Obzova ka mbajtur të riun për disa minuta në automjet dhe më pas e ka lënë të lirë.
Fillimisht, i riu Françesko Mani mohoi se ishte marrë forcërisht, por hetimet e mëtejshme kanë zbuluar të vërtetën dhe dëshmia e tij është rrëzuar. Policia e Sarandës ka identifikuar dhe arrestuar Obzovën në flagrancë, i cili ka një histori të gjatë kriminale, përfshirë vjedhje, mbajtje të armëve të zjarrit pa leje dhe kultivim të bimëve narkotike. Ai konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë.
Obzova është e ka nisur karrierën që në moshë të mitur disa herë për vepra penale si “vjedhje”, “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “shkatërrim prone me eksploziv” dhe “kultivim të bimëve narkotike”. Për shkak të këtij precedenti, Obzova konsiderohet nga blutë e Sarandës si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Pas arrestimit, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, e cila ka nisur hetimet për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë". Obzova pritet të përballet me akuza të tjera, ndërsa hetimet janë në vazhdim për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.