Fetusi në shishe, zbulimi i pazakontë në banesën e koleksionistit të antikave

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.09.2025, 11:55

Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Atikë të Greqisë, ku autoritetet kanë gjetur një fetus njerëzor të konservuar në një shishe qelqi, gjatë një kontrolli në banesën e një ekonomisti në pension.

Zbulimi u bë në kuadër të një hetimi të nisur pas një ankese nga Ministria e Kulturës, që akuzonte pronarin për refuzimin e dorëzimit të objekteve me vlerë historike në pronësi të tij.

Kontrolli u krye me urdhër të prokurorisë dhe çoi në zbulimin e dhjetëra objekteve antike, përfshirë vazo, libra dhe piktura që, sipas autoriteteve, i përkasin trashëgimisë kulturore të Cikladeve. Por ajo që shkaktoi më shumë tronditje ishte pikërisht gjetja e fetusit brenda një shisheje qelqi transparente.

I arrestuari ka deklaruar për policinë: “Gjyshi im e kishte në zotërim dhe unë e mbaja”, duke pretenduar se të gjitha objektet, përfshirë edhe fetusin, ishin trashëguar nga familja dhe se ai vetë nuk kishte marrë pjesë në mbledhjen apo blerjen e tyre.

Fetusi është dërguar në shërbimin mjeko-ligjor për analiza të mëtejshme, që do të zbulojnë origjinën dhe rrethanat e ruajtjes së tij. Ndërkohë, objektet antike pritet të transferohen në Muzeun e Naxosit, ndërsa pensionisti do të dalë sot para gjykatës në Evelpidon, për t’u përballur me akuzat për shkelje të ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Autoritetet po vijojnë hetimet, ndërsa mbetet ende pa përgjigje pyetja më e rëndësishme: Si dhe pse një fetus njerëzor ndodhej në posedimin e tij?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit