Kurti udhëton për në ShBA

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.09.2025, 11:23

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, duke treguar se Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas ZKM-së, gjatë qëndrimit atje, gjithashtu do të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës.

“Përmes pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Republika e Kosovës ofron për investitorë të huaj”- shkruan ZKM.

Edhe presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla po marrin pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.Këtë vit, përgjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të theksohet urgjenca e përmbushjes së premtimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe rigjallërimit të bashkëpunimit global.

Java e Nivelit të Lartë e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara 2025 zhvillohet nga 23 shtatori deri më 29 shtator 2025.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit