Selmanaj tentoi arratisjen nga burgu: Lidhi dorën me peshqir dhe çau murin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.09.2025, 10:22

Një tentativë për arratisje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në burgun e Fierit, ku i dënuari për vrasje, Bledar Selmanaj, ka tentuar të largohet nga institucioni i vuajtjes së dënimit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00, në kohën kur oficerët e sigurisë po ndërronin turnin.

Mësohet se Selmanaj kishte lidhur dorën me një peshqir dhe kishte tentuar të çante suvanë e qelisë së tij, duke hapur një vrimë në mur. Pas kësaj, ai ka arritur të ngjitet deri në tarracën e burgut, por është pikasur në kohë nga gardianët, të cilët ndërhynë menjëherë duke neutralizuar të burgosurin dhe shoqëruar atë në dhomat e sigurisë së lartë.

Bledar Selmanaj është dënuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhulian Bullari në vitin 2021 në fshatin Babicë të Vlorës. Ai u arrestua më 21 gusht të po atij viti në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, katër ditë pas krimit.

Nuk është hera e parë që Selmanaj krijon situata alarmante në burg.

Më herët, gjatë qëndrimit në burgun e Peqinit, ai ka tentuar edhe vetëvrasjen, por ndërhyrja në kohë e gardianëve ka parandaluar tragjedinë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse ka pasur ndihmë të brendshme apo mangësi në sistemin e sigurisë që mund të kenë lehtësuar tentativën e arratisjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit