MSH: Skrining në Trubarevë, interesim i madh dhe realizim i suksesshëm në ditën e parë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.09.2025, 10:01

Sipas të dhënave fillestare nga terreni, në ditën e parë janë kontrolluar gjithsej 111 persona në dy pika – 56 persona në Pikën 1 dhe 55 persona në Pikën 2.

"Gjendja shëndetësore e pacientëve është përgjithësisht e mirë, por tek 11 persona është konstatuar prania e irritimeve dhe shqetësimeve në fyt, për çka ata janë dërguar për ekzaminime shtesë në Klinikën e Pulmologjisë. Skriningu përfshin kontroll klinik, matje të pulsit, saturimit dhe vlerësim të kapacitetit vital".

"Ministria e Shëndetësisë dhe Klinika e Pulmologjisë vazhdojnë edhe sot me skriningun në Trubarevë, me qëllim të zbulimit në kohë të problemeve të mundshme shëndetësore dhe përmirësimit të shëndetit publik", thonë nga MSH.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit