Në redaksinë e JOQ ka mbërritur një denoncim nga një qytetar shqiptar, i cili tregon për një rast mashtrimi nga fotografi dhe videografi Elvis Allko, me banim në Londër. Denoncuesi tregon se ia kishte sugjeruar Allkon disa miqve të tij në Londër, për të realizuar një video ditëlindjeje në muajin shkurt. Sipas marrëveshjes, videoja do të përgatitej brenda 5 deri në 7 javësh, por deri më sot, në fund të shtatorit, as videoja nuk është dorëzuar, dhe as pagesa nuk është kthyer.
Për muaj me radhë, denoncuesi dhe miqtë e tij kanë tentuar të kontaktojnë Allkon, por ai ose ka dhënë justifikime të pakuptimta ose ka shmangur totalisht komunikimin, duke mos iu përgjigjur as telefonatave, as mesazheve. Një ditë e kanë takuar rastësisht në Londër, ku ai ka kërkuar falje dhe ka premtuar takim për nesërmen, por sërish, nuk është paraqitur dhe ka vazhduar të heshtë. Denoncuesi thotë se i ka dërguar edhe një mesazh të gjatë, të detajuar, me data dhe fakte konkrete, por pa asnjë reagim nga ana e Elvis Allkos.
“JOQ, Si jeni? Unë i rekomandova Elvis Allko fotograf dhe videograf disa miqve të mi në Londër, sepse është shqiptar. Festa e ditëlindjes ku ai erdhi dhe po punonte ishte në shkurt, dhe na tha se do të duheshin rreth 5 deri në 7 javë që videoja të ishte gati. Tani jemi në shtator dhe nuk kemi marrë asgjë. Nuk kemi marrë as videon dhe as kthim parash në rast se materiali është humbur apo dëmtuar. Kemi tentuar ta kontaktojmë disa herë, por ai ose nxjerr justifikime ose thjesht na injoron dhe nuk i përgjigjet as telefonatave dhe as mesazheve. Kemi pritur me muaj të tërë. Ironikisht, e takova rastësisht në Londër dhe ai më kërkoi falje menjëherë, madje më tha që mund të takoheshim të nesërmen. Erdhi e nesërmja, i shkrova dhe përsëri – asnjë përgjigje. I kam dërguar edhe një mesazh të gjatë ku ia shpjegoj të gjitha me data. Ju lutem na ndihmoni JOQ, Na takon drejtësia . Shpresojmë që ky publikim të jetë si paralajmërim për shqiptarët në Londër dhe të mos kalojë askush tjetër të njëjtën situatë dhe të mos bien pre e mashtrimeve të elvis__photo_video”, shkruhet në denoncim


Ky publikim vjen si një paralajmërim për të gjithë shqiptarët në Londër dhe më gjerë, që të tregojnë kujdes para se të angazhojnë persona për shërbime të tilla, në mënyrë që të mos bien pre e mashtrimeve të ngjashme.