Zona nga Vaqarri deri në Plepa po përballet me një situatë gjithnjë e më shqetësuese për shkak të ndotjes së ajrit dhe ujërave, që dyshohet të jetë pasojë e aktivitetit të vazhdueshëm të landfillit të Sharres.
Prej javësh, në gjithë këtë zonë është përhapur një erë shumë e rëndë, që e bën të vështirë jetesën normale dhe krijon kushte të papranueshme për banorët. Ndotja nuk është vetëm atmosferike – uji i lumit është ndotur në nivele të rrezikshme. Vetëm një muaj më parë, u raportua ngordhja masive e peshqve, ndërsa aktualisht fauna ujore pothuajse është zhdukur.
Situata është bërë e përsëritur dhe duket se po përkeqësohet nga java në javë, pa ndonjë ndërhyrje konkrete nga autoritetet përgjegjëse. Banorët e Ndroqit dhe zonave përreth shprehen të braktisur dhe të shqetësuar për pasojat afatgjata në shëndetin e tyre dhe të fëmijëve.
Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet mjedisore dhe ato të pushtetit lokal, me hetim të plotë mbi burimin e ndotjes, vlerësim të ndikimit mjedisor dhe marrje të masave parandaluese për të ndalur përkeqësimin e situatës.
Denoncimi i qytetarit:
Ju lutem mund ta postoni. Situata eshte shum shqetesuese sepse mban arome shum te keqe e gjith zona. Ne Ndroq ndodhet, po esht ndotur komplet zona nga Vaqarri deri ne Plepa
Eshte e njejta situate nga landfilli i Sharres. E njejta situate jave per jave. Para 1 muaj ngordhen te gjith peshqit ne lum. Tashi ka shum pak ose ska asgje.
Ne jemi banor ketu edhe esht situata shum shqetesuese
