Burrë e grua rrahen mes vete, bëhen për spital

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.09.2025, 09:39

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë. Një burrë është arrestuar pasi që ishte përleshur me gruan e tij. E gjithë kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes tyre, ku e gjitha ka rezultuar me dhunë.

I dyshuari dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor. Ndërkaq me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

“Prishtinë 24.09.2025 – 02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është përleshur me bashkëshorten e tij. I dyshuari dhe viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit