Pendohet Berisha, fshin foton e Gjush Dakos nga qelia me “drogaxhiun” Roni në shtrat

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.09.2025, 00:39

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpërndau sot në profilin e toj në Facebook një foto që, sipas tij, tregonte ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, në ambientet e paraburgimit.

Në foto, Dako shihej i shtrirë në një shtrat të rehatshëm, me celular në dorë, ndërsa pranë tij ndodhej një tjetër i dënuar, të cilin Berisha e identifikoi si Ron Shqopa.

Me një shënim ironik, Berisha e përshkroi qelinë si një dhomë hoteli, duke akuzuar se figurat e pushtetit gëzojnë trajtim të privilegjuar në burgjet shqiptare.

Por pas pak orësh, postimi u zhduk nga profili i tij në Facebook, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyet e fshirjes së menjëhershme të fotos.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit