E moshuara humb çantën me dokumente dhe ilaçe, familjarët apel zonjës që e mori

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.09.2025, 21:41

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga familjarët e një të moshuare në Tiranë, të cilës i është humbur çanta pranë një supermarketi në zonën e Freskut.

Sipas tyre, çanta është marrë nga një grua e cila është kapur nga kamerat e sigurisë. Përveç dokumenteve të rëndësishme, brenda saj ndodheshin edhe ilaçet që i moshuara i përdor për shëndetin e saj.

Familjarët i bëjnë thirrje zonjës që e ka gjetur çantën që ta kthejë sa më shpejt, pasi bëhet fjalë për ilaçe të domosdoshme. Ata theksojnë se kanë kontaktuar edhe me policinë, e cila u ka sugjeruar ta publikojnë rastin në rrjete sociale për ta bërë më të lehtë gjetjen.

Mesazhi i familjarëve:

“Përshëndetje! Kemi humbur një çantë të një të moshuare, ku kishte dokumenta dhe ilaçe. Çanta është humbur te Fresku, kemi edhe videon nga kamerat e supermarketit, ku shihet zonja që e merr. Ju lutem ta publikoni si rast, pasi ilaçet janë të rëndësishme për shëndetin e të moshuarës. Personi që e ka gjetur është një zonjë me shami. Kërkojmë që ta kthejë çantën, pasi kemi foto dhe video të momentit kur ajo e merr. Për të mos bërë kallëzim penal, ju lutemi ta ktheni sa më parë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit