Gjendet i pajetë një person në Durrës, dyshohet për vrasje me thikë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.09.2025, 20:33

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Durrësit. Në lagjen nr. 12, një person është gjetur i pajetë në katin e katërt të një pallati.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se është goditur me armë të ftohtë, konkretisht thikë, duke ndërruar jetë në vend.

Identiteti i personit të vrarë dhe rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ngjarja ka krijuar panik tek banorët e zonës, të cilët shprehen të tronditur nga krimi i ndodhur pranë banesave të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit