Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Heraklion të Greqisë, ku një 35-vjeçar shqiptar ka sulmuar partneren e tij gjatë një sherri.
Sipas mediave greke, burri ka përdorur çekiç duke e goditur në gju, ndërsa më pas i ka shkaktuar edhe plagë të lehta me thikë. E reja ka fatmirësisht nuk ka marrë lëndime të rënda, por ka pësuar tronditje të thellë nga sulmi që ka pësuar.
Pas sulmit, 35-vjeçari u arratis, por policia greke arriti ta lokalizojë dhe ta arrestojë pak orë më vonë.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa autoritetet e konsiderojnë autorin si person me rrezikshmëri të lartë.