Amerikania mahnitet në Shqipëri: “U ndjeva e mbrojtur nga një komunitet i tërë në Durrës”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.09.2025, 19:57

Një turiste amerikane që po udhëtonte vetëm në Shqipëri ka ndarë një përvojë prekëse, e cila i ka lënë përshtypje të paharrueshme mbi njerëzit dhe kulturën tonë.

Ajo tregoi se gjatë një udhëtimi me autobus nga Durrësi për në Tiranë, një burrë nisi ta shqetësonte. Mirëpo, para se të reagonte vetë, një grua ndërhyri menjëherë dhe i kërkoi burrit të ndalonte. Pas saj, u ngritën edhe pasagjerë të tjerë – burra dhe të moshuar – duke qëndruar në krah të turistes dhe duke i treguar se nuk ishte vetëm.

Turistja u shpreh se ishte hera e parë që ndjeu sigurinë e një komuniteti të tërë që e mbronte, një ndjesi që, sipas saj, nuk e kishte përjetuar kurrë më parë në SHBA.

Ky gjest i thjeshtë, por i madh në domethënie, i ka dhënë asaj bindjen se udhëtimi solo mund të ketë sfida, por gjithmonë ka momente që tregojnë zemrën dhe forcën e njerëzve në Shqipëri.

Mesazhi origjinal në anglisht:

“I traveled solo to Durrës today and had an unexpected but beautiful experience. On the bus back to Tirana, a man started bothering me — and before I could even process it, a woman spoke up for me and told him to stop. Then others joined in, including some men and elders, all standing up to protect me. For the first time, I felt the safety of a whole community coming to my defense. It was moving and something I never really experienced back in the U.S. Traveling solo has its challenges, but this moment reminded me of the kindness and strength of people here.”

Përkthimi në shqip:

“Udhëtova vetëm sot në Durrës dhe pata një përvojë të papritur, por shumë të bukur. Në autobusin që kthehej për në Tiranë, një burrë filloi të më shqetësonte — dhe para se ta kuptoja, një grua foli për mua dhe i tha të ndalonte. Pastaj iu bashkuan edhe të tjerë, përfshirë burra dhe të moshuar, të gjithë duke u ngritur për të më mbrojtur. Për herë të parë ndjeva sigurinë e një komuniteti të tërë që vinte në mbrojtjen time. Ishte prekëse dhe diçka që nuk e kisha përjetuar kurrë më parë në SHBA. Të udhëtosh vetëm ka sfidat e veta, por ky moment më kujtoi mirësinë dhe forcën e njerëzve këtu.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit