“Të fortët” privatizojnë parkimet me bidona

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.09.2025, 20:57

Që Tirana vuan për vende parkimi këtë e di i madh e i vogël, dhe nuk përbën lajm. Por që persona të caktuar vazhdojnë avazin e vjetër duke zaptuar parkime me bidona e karrige dhe Polica Bashkiake nuk reagon, kjo është një çështje për të cilën duhet folur.

Njëjtë po ndodh me banorët e lagjes Kongresi i Manastirit, në zonën e Oxhakut në Tiranë. Në një videodenoncim që ka mbërritur në redaksinë tonë, një qytetare thotë se është rezidente e kësaj lagje, por asnjëherë nuk gjen parkim atje.

Sa herë që vjen nga puna, detyrohet që makinën ta lerë shumë larg shtëpisë, dhe në mëngjes e gjen gjithmonë me gjobë. Ndërkohë që tregon se në lagje parkojnë persona që nuk janë rezidentë, ndërsa të tjerë i rezervojnë vendet e parkimit me bidona.

Ajo shton se nëse dikush guxon të lëvizë bidonët dhe të lerë makinën, të nesërmen do ta gjejë të gërvishtur..

Ne kemi marrë në telefon policinë bashkiake, por as nuk e hapin telefonin,” shprehet denoncuesja.

Kjo situatë kërkon një reagim të menjëhershëm, dhe jo vetëm në këtë lagje, pasi ky fenomen është i përhapur në shumë zona të kryeqytetit. Postet e pakta të parkimi që ndodhen në Tiranë, duhet të menaxhohen në një mënyrë më efikase, dhe Policia Bashkiake duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës së saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit