Një situatë shqetësuese është raportuar sot në Lezhë, ku shtellunga të mëdha tymi të zi janë parë duke u ngritur në horizont. Pamjet tregojnë se tymi i dendur mbulon një pjesë të madhe të zonës, ndërsa ende nuk dihet saktësisht se çfarë po digjet.
Një tjetër qytetare ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania dhe ka treguar se tymi duket të vijë nga zona e Fushë-Milotit, por pa mundur të përcaktojë burimin e saktë të zjarrit. Ndërkohë, banorët shprehin shqetësim të madh për ndotjen e ajrit.
Denoncimi i qytetarit:
“Përshëndetje JOQ, jam një banor nga Lezha. Kisha dalë në natyrë për ajër të pastër, por në horizont pashë një re të zezë tymi, sikur të ishte Lufta e Tretë Botërore. Nuk e kuptoj mirë nëse vjen nga Mamurrasi apo Laçi, por duket sikur digjen goma dhe ajri është i mbushur me helm. Ju lutem shpërndajeni, sepse raste të tilla shoh pothuajse çdo ditë. Faleminderit!”