Një poster zyrtar i publikuar së fundmi tregon se Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Bashkimin Europian, ka mbështetur financiarisht organizimin e një “Drag Show” në qendrën kulturore “Tulla”.
Eventi është pjesë e maratonës së filmit të transgjinorëve në Tiranë dhe do të sjellë në skenë artistë si transi i njohur Alex Seitaj në rolin e Vezires.
Logot e Bashkisë së Tiranës dhe të BE-së janë të vendosura në postër, duke konfirmuar financimin e aktivitetit me fonde të taksapaguesve të Tiranës dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.
Ky fakt ka ngjallur reagime të forta në publik, pasi fondet publike Anuela Ristani po i përdor për aktivitete që disa i konsiderojnë pjesë të promovimit të komunitetit LGBTQ+.