Shqipëria prodhoi 862 mijë tonë mbetje në 2024, 360 kg për frymë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.09.2025, 18:28

Shqipëria prodhoi dhe menaxhoi mbi 862 mijë tonë mbetje gjatë vitit 2024, duke shënuar një rritje prej 2% krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat e raportuara nga bashkitë tregojnë se çdo banor gjeneroi mesatarisht 360 kilogramë mbetje, ose 9 kg më shumë se në vitin 2023.

Sipas statistikave, rreth 80% e mbetjeve ishin familjare ose të ngjashme me to, që përbëjnë afërsisht 771 mijë tonë të totalit. Brenda kësaj kategorie, mbetjet organike mbeten dominante, duke zënë 57%, ndërsa plastika dhe letra zënë secila nga 10%.

Ndryshimet në zakonet e konsumit dhe rritja e përdorimit të paketimit plastik konsiderohen ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në shtimin e sasisë së mbetjeve.

Sa i përket menaxhimit të tyre, landfilli vijon të jetë forma mbizotëruese, me 76% të mbetjeve që përfunduan në venddepozitime. Ndërkohë, niveli i riciklimit qëndroi në vetëm 10%, shumë larg objektivave të vendosura nga Bashkimi Europian. Vetëm 5% e mbetjeve u përdorën për prodhim energjie përmes djegies.

Ekspertët dhe organizatat mjedisore kanë theksuar nevojën për investime të mëtejshme në sistemet e riciklimit dhe ndërgjegjësimin qytetar për ndarjen në burim të mbetjeve, si mënyrë për të përmirësuar performancën mjedisore të vendit dhe për t’iu afruar standardeve europiane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit