Jeton në kushte ekstreme, Antoneta ka nevojë për një strehë të re

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.09.2025, 17:18

Për të ndihmuar Antonetën numri i kontaktit: +355 69 359 5992, Adresa: Rruga Haxhi Shkupi, Lagjja 14 Durrës

Një thirrje për shpëtim ka mbërritur pranë redaksisë sonë. Antoneta Shllaku jeton e vetme, në një shtëpi që po i rrënohet përpara syve. Muret janë të çara, uji depërton çdo cep të dhomave, dhe çdo shi duket se mund të shndërrohet në një fat tragjik. Shtëpia e saj ka qenë në kushte jo të mira prej vitesh por ishte tërmeti i 26 nëntorit i cili i dha goditjen përfundimtare duke e bërë thuajse të pabanueshme.

Por kjo nuk është e vetmja betejë e saj. Antoneta përballet me një sëmundje që e ka lënë të paaftë për të punuar, duke e bërë çdo ditë një sfidë për të mbijetuar. Ajo nuk ka askënd pranë për të ndarë këtë barrë dhe nuk ka asnjë përkrahje veç një pensioni prej 130 mijë lekësh të vjetra, e vetmja shpresë e saj është ajo ndihmë sado e pakët që ne mund t’i japim.

Sot, ajo ka nevojë për ne për çdo gjest të vogël njerëzor që mund t’i ofrojë strehë dhe shpresë. Çdo ndihmë, qoftë materiale apo financiare, është një dritë në errësirën e jetës së saj.

Antoneta nuk po kërkon luks, ajo po kërkon vetëm një mundësi për të jetuar me dinjitet. Ndihma juaj mund ta bëjë këtë të mundur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit