SI SOT/ Mirlinda e AKSHI-t dha 1.7 milionë euro pa garë, SPAK ende nuk ka nisur hetim

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.09.2025, 08:00

Më 25 shtator 2024, Mirlinda Karçanaj e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, (AKSHI) shpalli fituesin e tenderit për “Sistemin e Kontrollit dhe Vlerësimit të Sigurisë Kibernetike” për Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Kompania fituese u shpall FIRST, në pronësi të Gëzim Hoxhës, e cila siguroi kontratën me një ofertë prej 139,999,999 lekë pa TVSH, ose rreth 1.7 milionë euro me TVSH. Kjo ofertë përfaqëson rreth 93% të fondit limit. Tenderi u zhvillua në procedurë të hapur, por ka pasur vetëm një pjesëmarrës, kompania që rezultoi fituese. Kjo mungesë totale konkurrimi ngre dyshime serioze mbi transparencën e procesit, si dhe mbi mënyrën e zhvillimit të procedurës.

Afërsia e çmimit fitues me fondin limit shton edhe më tej shqetësimet për mungesën e garës reale. Pavarësisht vlerës së lartë të kontratës dhe pyetjet që janë ngritur në opinionin publik, deri më sot nuk është marrë asnjë masë nga SPAK për të hetuar Mirlindën e AKSHI-t. Mungesa e hetimeve të thelluara nga autoritetet përkatëse, përfshirë SPAK-un, mund të ndikojnë negativisht në besimin e qytetarëve ndaj integritetit të procedurave të tenderëve publikë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit