Pas pjeshkëve shqiptare edhe ato greke dalin me pesticide: Bllokohen 800 kilogramë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.09.2025, 16:32

AKU ka bllokuar një sasi frutash që rezultuan me përmbajtje të lartë të pesticideve, për të garantuar sigurinë e konsumatorëve.

Sipas inspektimeve zyrtare, dy produktet problematike janë pjeshkët dhe rrushi i kuq francez të importuara nga shteti fqinj, të cilat janë klasifikuar si me rrezik për shëndetin e njeriut dhe janë raportuar menjëherë në sistemin evropian të sigurisë ushqimore, RASFF.

Kontrollet treguan se pjeshkat, të importuara nga Greqia, përmbanin nivele të tejkaluara të pesticidit Phosmet. Autoriteti ka urdhëruar operatorin e biznesit ushqimor të njoftojë të gjitha subjektet ku produkti ishte shpërndarë dhe të organizojë kthimin e tij, nëse ndodhet ende në qarkullim.

Në rastin e rrushit të kuq francez, inspektimet zbuluan prani të pesticidit Propamocarb mbi kufijtë e lejuar. Ky produkt u identifikua në një supermarket në Lezhë, me një sasi prej rreth 800 kg. AKU ka bllokuar sasinë e mbetur në treg dhe ka nisur procedurat për asgjësimin e saj, ndërkohë që informacioni përkatës është bërë i ditur në sistemin RASFF.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit