Shkrumbohet nga flakët lokali në plazhin e Vlorës, tymi i zi mbulon gjithçka

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.09.2025, 15:51

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sot një beach bar në zonën bregdetare të Jonufrit, në Vlorë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash dhe ka shkaktuar panik mes pushuesve dhe banorëve të zonës, ndërsa flakët përfshinë me shpejtësi të gjithë godinën.

Sipas burimeve paraprake, shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike në instalimet e brendshme të lokalit, edhe pse pushuesit dyshojne per bombul gazi. Ambienti ishte i ndërtuar kryesisht me materiale druri dhe të lehta, çka favorizoi përhapjen e shpejtë të flakëve.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë zjarrin nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e tij në strukturat përreth, ku ndodhen edhe biznese të tjera sezonale.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Objekti është shkrumbuar plotësisht dhe aktualisht autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar me saktësi shkakun e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit