Pas denoncime të vazhdueshme të JOQ, kryeersekari Erion Isai thirret nga SPAK

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.09.2025, 15:38

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), nën akuzën për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike. Kjo çështje lidhet me dyshimet për manipulim dhe favorizim në proceset e prokurimeve në bashkinë që ai drejton.

Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Isai është marrë i pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë ne tendera dhe ankande publike. Kryebashkiaku akuzohet për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”.

JOQ ka denoncuar në mënyrë të përsëritur shkelje dhe procedura të dyshimta në tenderat publikë nën drejtimin e Isait. Në disa raste janë favorizuar kompani të caktuara, ndërsa mungesa e konkurrencës ka ngritur dyshime serioze.

Një nga rastet më të përfolura është tenderi për blerje karburant me fond limit 58 milionë lekë, ku fituese u shpall një kompani me ofertë pothuajse të barabartë me fondin limit. Në një tender tjetër me vlerë 4 miliardë lekë, fituese u shpall një kompani pas një garë mes dy bashkimeve kompanish, ku dyshimet për paracaktim ishin evidente.

Ky zhvillim vjen pas një serie akuzash nga JOQ për abuzim me detyrën dhe shpërdorim të fondeve publike, duke shtuar presionin për transparencë dhe përgjegjësi në institucionet vendore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit