Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Qafë Gjashtës, ku policia është vënë në alarm pas raportimit të një rrëmbimi. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e larjes së hesapesh, duke hedhur dyshime për një prapaskenë të rrezikshme kriminale.
Sipas burimeve paraprake, viktima e rrëmbimit është identifikuar si 19-vjeçari Françesko Mani, i cili mësohet se është marrë me forcë nga disa persona ende të paidentifikuar.
Forca të shumta të policisë kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për të rindërtuar zinxhirin e ngjarjes, teksa janë ngritur pista të ndryshme hetimore. Deri më tani janë identifikuar disa individë si të dyshuar, ndërkohë që grupet operacionale janë në ndjekje të autorëve.