‘Po të paguante i merrnin paratë për orë origjinale’, Getinjo flet sërish për Mozzik

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.09.2025, 14:31

Debati rreth orës së famshme “Richard Mille” të Mozzik ka tronditur rrjetet sociale dhe mediat këto ditë, duke e vënë reperin në qendër të akuzave dhe dyshimeve për autenticitetin e saj. Pas reagimit të ashpër të vetë Mozzik, ka ardhur edhe qëndrimi i të vëllait të tij, Getinjo, i cili përmes një live në TikTok ka folur hapur për gjithçka që po ndodh.

Në fjalën e tij, Getinjo u shpreh se të gjithë janë marrë vetëm me orën e Mozzik, duke e shndërruar këtë çështje në një dramë kombëtare, ndërkohë që, sipas tij, realiteti është krejt tjetër. Ai ironizoi duke thënë se po të paguanin paratë e doganës, gjithçka do të kthehej në një orë “origjinale” brenda ditës.

“Parameno, po t’ja u jepshim paret në dogan, krejt paret i merrshin ata të nesërmen për orën origjinal. Duhet me i ditë disa sene, ju. Ta nojnë synin njerëzit që kanë pushtet, një djali të ri që ka ba pare me muzikë. Arsyen nuk e kuptoj pse po e bëjnë këtë,” – tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit