Delja në Durrës ‘lëviz’ me Benz, e lidhin në bagazhin plot me bar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.09.2025, 14:34

Keqtrajtimi i kafshëve vazhdon të mbetet një plagë e rëndë për shoqërinë shqiptare, ndërsa rastet e abuzimeve po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme dhe rregullimeve ligjore, praktikat mizore ndaj kafshëve nuk po ndalen.

Së fundmi, në redaksinë tonë kanë mbërritur pamje shqetësuese që tregojnë një dele të gjallë të futur në bagazhin e një automjeti tip “Benz” në lëvizje. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur disa ditë më parë, ndërsa në video shihet qartë se delja është mbuluar me bar dhe po transportohet brenda bagazhit.

Ky është një tjetër rast flagrant i abuzimit me kafshët, që kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përkatëse. Transportimi i kafshëve në këtë formë përbën shkelje të ligjit për mirëqenien e kafshëve dhe duhet të pasohet nga ndëshkime konkrete.

JOQ Animals mbetet e angazhuar në evidentimin dhe denoncimin e çdo forme dhune ndaj kafshëve dhe bën thirrje që rasti të mos kalojë në heshtje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit