Në këtë foto duket ish-krybashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, i cili është rehatuar në një krevat dopio, së bashku me një person që është shtrirë në bark duke i bërë shoqëri.
Fotoja është bërë virale në internet pas publikimit të saj nga kryetari i PD-së Sali Berisha, i cili pretendon se Dako shfaqet me telefon në qeli nën shoqërinë e trafikantit të drogës Ron Shqopa.
“Vangjush Dako sebashku me drogaxhiun Ron Shqopa ne qeli dhe me celular ne dore!,” shkroi Berisha.
Ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht nëse fotoja është shkrepu në ambientet e brendshme të qelisë, apo në ndonjë hotel ose ambient tjetër. Megjithatë komentet për kushtet luksoze ku gjendet ish-kryebashkiaku i dënuar për shpërdorim fondesh publike gjendet.
Kujtojmë se në 16 shtator 2025 Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi se ai do të kthehet në burg, për të vuajtur edhe 10 ditë dënimi. Sapo oficerët e policisë shkuan në shtëpinë e kryebashkiakut për t’i përcjellë lajmin, ai pësoi shtim të rrahjeve të zemrës dhe u dërgua në spital ku qëndroi 4 ditë.
Pas kësaj ai u kthye në qeli, ku i mbetën vetëm 6 ditë për të shlyer dënimin, dhe më pas do të gëzojë lirinë.
Ish-zyrtari socialist akuzohet për abuzime me dhënien e lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh si dhe për shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.
![]()