Nga selia blu te QSUT: Kush është Anxhela Paparizo, drejtoresha e re e “Nënë Terezës” që ka edhe miratimin e opozitës për t'u vënë në krye të spitalit?!
Pas heqjes me stil dorëheqjeje të Lenc Spahos nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vetëm pak muaj pas dhënies së postit, në krye të institucionit më të madh shëndetësor të vendit pritet të ulet Anxhela Paparizo.
Profili i drejtoreshës ka lidhje të hershme që në kohën kur në krye të Bashkisë Tiranë ishte Edi Rama e ajo mbante postin e drejtoreshës së Kulturës në këtë bashki.
Vetëm pak kohë më parë, Paparizo është shfaqur edhe në selinë e Partisë Demokratike në një takim me Sali Berishën, në rolin e nënkryetares së Këshillit Koordinues të Diasporës. Berisha e përshkroi atë takim si një diskutim mbi sfidat e vendit dhe rolin e diasporës, duke ritheksuar angazhimin e PD-së për të drejtën e votës së emigrantëve.
Ky detaj i së shkuarës i jep një tjetër dimension emërimit të saj në QSUT, duke ngritur pyetjen: A kemi për herë të parë një drejtuese në shëndetësi që gëzon konsensusin e të dy krahëve të politikës?