U aksidentua teksa punonte, humb jetën minatori në Bulqizë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.09.2025, 12:03

Një aksident i rëndë në punë i ka marrë jetën një punëtori në Bulqizë paraditen e sotme. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, brenda ambienteve të një subjekti minerar ku ishte i punësuar viktima.

Sipas të dhënave paraprake nga autoritetet, ka humbur jetën 50-vjeçari Kujtim Dangr, i cili u aksidentua gjatë kryerjes së detyrës. Për fat të keq, ai nuk arriti t’i mbijetonte plagëve, duke ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ky rast i rëndë vjen në një vit ku dhjetëra punëtorë në Shqipëri kanë humbur jetën në vendin e punës, duke rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes mungesën e standardeve të sigurisë dhe nevojën për kontrolle më të rrepta.

Sektorët minerar dhe ato të ndërtimit i kanë kushtuar jetën shumë individëve të cilët punojnë në kushte çnjerëzore për të siguruar jetesën ndërkoh që shteti nuk merr asnjë masë parandaluese për këto tragjedi.

Njoftimi i policisë:

"Me datë 24.09.2025, rreth orës 11.30, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë dhe ka humbur jetën, shtetasi K.D., rreth 50 vjeç, punonjës në këtë subjekt. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.“

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit