Banjot publike në Elbasan vatër infeksioni dhe papastërtie, higjiena inekzistente

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.09.2025, 17:37

Banjot publike në qytetin e Elbasanit janë kthyer në vatër infeksionesh dhe sëmundjesh, për shkak të mungesës së pastërtisë dhe mirëmbajtjes. Prej kohësh, këto hapësira që duhet të shërbejnë për higjienën publike, janë braktisur dhe lënë pas dore nga autoritetet.

Banorët ankohen se askush nuk pastron rregullisht ambientet, ku era e rëndë, mungesa e ujit dhe papastërtia e madhe janë bërë të padurueshme. Ata thonë se këto banjo ndodhen në mes të qytetit, në zona të frekuentuara, çka e bën situatën edhe më alarmante për shëndetin publik.

“Bashkia Elbasan po fle! Këto banjo janë thjesht një vatër infeksioni, rrezik për të gjithë, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit,” shprehen qytetarët.

Ata i bëjnë thirrje Bashkisë Elbasan të ndërhyjë menjëherë për dezinfektimin, pastrimin dhe rikonstruksionin e banjove publike, për të garantuar kushte minimale higjiene.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit