Nipat e Xhemal Qefalisë sherr me policët dhe punonjësit e aeroportit të Rinasit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.09.2025, 11:54

Një sherr brutal është regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, ku një grup i personave, të dyshuar si nipa të Xhemal Qefalisë, punonjësit e sigurisë dhe policët në aeroportin e Rinasit. Më konkretisht ngjarja ka ndodhur në afërsi të Gate 9. Siç shihet në video, familjarët e Qefalisë godasin policinë dhe më pas grushtojnë punonjësit e TIA.

Incidenti ka sjellë një situatë të tensionuar në terminalin e aeroportit, me disa persona që janë goditur, ndërsa punonjësit e sigurisë kanë ndërhyrë për të mënjanuar më shumë dhunë. Nuk dihet ende arsyeja e këtij sherri të dhunshëm, teksa nuk ka asnjë njoftim nga ana e policisë për të dhënë më shumë detaje për këtë ngjarje të regjistruar në aeroportin “Nënë Tereza”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit